Specie e rrallë, shfaqet peshkaqeni ‘Derr’ në Pashaliman, ja me çfarë ushqehet

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2024, 21:26 | Aktualitet

Specie e rrallë, shfaqet peshkaqeni ‘Derr’ në Pashaliman,

Një peshkaqeni i rrallë, i quajtur ‘Derr’ ka përfunduar në rrjetat e peshkatarëve pranë Qendrës së Peshkimit Orikum, në zonën e Pashalimanit.

Peshkatarët, të ndërgjegjshëm për rëndësinë e mbrojtjes së kësaj specieje, kontaktuan menjëherë me specialistët e fushës për të përcaktuar karakteristikat e saj.

Sipas ekspertëve, ky peshkaqen jeton kryesisht në thellësi 200-600 metra dhe ushqehet me vezët e peshkaqenëve të tjerë. Zona e Pashalimanit është e njohur për shfaqjen e specieve të veçanta, ndoshta për shkak të rrymave unike që karakterizojnë këtë territor.

Kryesisht ky lloj peshkaqeni jeton në ujërat e thella në Mesdhe dhe Atlantikun Lindor. Ai është një nga peshkaqenët më të rrallë dhe është pjesë e familjes Oxynotidae. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos