IKMT, aksion në Korçë dhe Pogradec

Nga Artin Halili
28 Korrik 2025, 10:59 | Aktualitet

IKMT, aksion në Korçë dhe Pogradec

Ka nisur paralajmërimi i punonjësve të IKMT Korçë dhe ARRSH ndaj bizneseve të cilat ndodhen në anë të rrugës nacionale Korçë – Pogradec dhe Korçë - Bilisht.

Sipas njoftimit të tyre, çdo ndërtim i cili është pa certifikatë pronësie do të prishet, qoftë ky biznes i vogël apo i madh, shkruan A2.

Njoftimin për të hequr çdo ndërtim apo objekt i cili ndodhet jo më larg se 6 metër nga rruga kryesore e kanë patur edhe shtëpitë private, të cilat duhet të heqin muret rrethues, ndryshe, pas datës 31 Korrik do të nisë shembja e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos