"Tirana Diplo 2024", zhvillohet konferenca 3 ditore e ambasadorëve në kryeqytet

Nga A2 CNN
25 Gusht 2024, 17:29 | Aktualitet

Në Tiranë do të mbahet në datat 26-28 gusht Konferenca e Ambasadorëve, "Tirana Diplo 2024".

Në këtë takim do të mblidhen ambasadorët dhe konsujt e Shqipërisë në botë dhe pritet të diskutohet mbi sfidat e diplomacisë shqiptare.

Sipas ministrit të Jashtëm Igli Hasani në këto tri ditë do të diskutohet mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

Eventi do të organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Përveç ambasadorëve dhe krerëve të posteve konsullore, do të jenë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.

Konferenca e Ambasadorëve është një takim i rëndësishëm i Shërbimit të Jashtëm shqiptar, i cili do të ofrojë një mundësi për të paraqitur prioritetet që do të orientojnë punën e misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të RSH në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos