Takim edhe në Britani? Arben Manaj: Shpresoj që Rama të mos shkojë deri te profecitë e Sazan Gurit se “anglishtja është një dibrançe e folur keq”

Nga A2 CNN
26 Maj 2024, 15:31 | Aktualitet

Gazetari Arben Manaj, teksa ka folur në “Ditari i Fundjavës” në A2 CNN, u pyet gjithashtu edhe në lidhje me një takim të mundshëm të kryeministrit Rama me shqiptarët e Britanisë së Madhe.

Manaj tha se, ai nuk e di dhe se është një histori tjetër se çfarë mund t’i thotë Rama shqiptarëve të Britanisë së Madhe, por kishte një kërkesë për kreun e qeverisë shqiptare që, të mos shkonte pas profecisë së Sazan Gurit, i cili pak ditë më parë tha se: “anglishtja është një dibrançe e folur keq”.

“Se çfarë do t’u thotë Edi Rama shqiptarëve të Britanisë së Madhe, kjo është një histori tjetër. Ne s’kemi shumë histori mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, por shpreson që Edi Rama të mos shkojë deri te Sazan Guri me ato profecitë që: “anglishtja është një dibrançe e folur keq”, u shpreh Arben Manaj në “Ditari i Fundjavës” në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos