5 dekada pa investim, qendra shëndetësore në Bubullimë, një ngrehinë e degraduar

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 15:10 | Aktualitet

Pamja e kësaj godine do të mashtronte çdo njeri që do të përpiqej të përcaktonte se çfarë funksioni ka. Por në vërtetë në këtë godinë marrim shërbim mjekësor mbi 6500 banorë të 6 fshatrave të Njësisë Administrative të Kolonjës në bashkinë e Lushnjes.

Qendra Shëndetësore e Bubullimës, e ngritur rreth 5 dekada më parë, nuk ka parë ndonjëherë asnjë investim që nga koha e ndërtimit.

Madje, deri në vitet 2007-2008 kjo qendër kishte funksionale edhe repartin e lindjeve. Ndërsa aktualisht situata është si mos më keq.

Në një pjesë të godinës mungon fare ndriçimi, ndërsa muret e dritaret flasin më mirë me pamjen e tyre.

Një prej mjekëve më të vjetër të kësaj qendre, i cili vijon i shërben pacientëve edhe pse ka dalë në pension na tregon se kërkesat e vazhdueshme për të vënë dorë në këtë institucion shëndetësor kanë rënë në vesh të shurdhër.

Kjo qendër më shumë se kurdoherë nevojitet që sot të kthehet me kushtet minimale, pasi edhe popullata, shumica në moshë të tretë ka nevojë për shërbimin dhe trajtimin shëndetësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos