Të rrezikuar drufrutorët, dëbora dhe i ftohti shkaktojnë dëme në bujqësi

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
18 Mars 2025, 13:23 | Aktualitet

Bukuria e petkut të dëborës në qytetet e juglindjes, ka krijuar dhimbje koke për fermerët kryesisht ata që kultivojnë drurë frutorë. Disa kultura që kanë kaluar fazën e çeljes së lules, janë dëmtuar nga temperaturat e ulëta të pazakonta për periudhën ku ndodhemi.

Dëbora e fundit që mbuloi gjithë juglindjen e vendit pas disa ditësh me temperatura që arritën deri në 27 gradë dhe tani shoqëruar me temperatura të ulëta që kanë shkuar deri në -7 gradë celsius ka shkaktuar dëme të konsiderueshme tek drurët frutorë.

Specialisti i mbrojtjes se bimëve në drejtorinë Rajonale Bujqësore të Korçës tregon drufrutorët që dëmtohen nga këto kapriçot e motit.

Ndërsa sinoptikanët kanë dhënë shpresa se reshje dëbore nuk do të ketë, fermerët shpresojnë që temperaturat e ulëta të mos zgjasin për shumë ditë në mënyrë që të minimizojnë dëmet në kulturat e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos