20 cm borë në zonat malore të Shkodrës, ja akset problematike

Nga A2 CNN
18 Mars 2025, 09:43 | Aktualitet

20 cm borë në zonat malore të Shkodrës, ja akset

Në bashkinë Shkodër gjatë natës ka patur reshje dëbore në zonat malore ku në Qafe-Thore ka rreth 20 cm borë, por rruga është e kalueshme. Strukturat e Mbrojtjes Civile në Shkodër bëjnë të ditur se situata paraqitet e qetë dhe pa probleme.

Ne aksin rrugor Kirë-Shosh është bërë e mundur gjatë natës hapja e rrugës nga firma kontraktuese.

Ndërkohë në Bashkinë Fushë-Arrëz gjatë natës ka patur reshje dëbore me intensitet mesatar. Segmentet rrugore Bardhet- Iballë, Bardhet- Qafë-Shllak dhe Fushë-Arrëz-Fierzë janë të kalueshme, por duhet përdorimi i pajisjeve dimërore për përdoruesit e rrugëve. Trashësia e borës në Qafë-Mali rreth 10 cm. Po punohet nga kontraktorët për stabilizimin e situatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos