Të tjera incidente në kopshtet e kryeqytetit, dy fëmijë dërgohen në QSUT

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 12:18 | Aktualitet

Të tjera incidente në kopshtet e kryeqytetit, dy fëmijë

Dy incidente që prekin të miturit janë regjistruar në dy institucione parashkollore në kryeqytet.

Policia e Tiranës njofton se në QSUT janë paraqitur dy fëmijë të moshës 5 vjeç.

Në QSUT janë paraqitur për ndihmë mjekësore, dy shtetas të mitur të moshës 5 vjeç, të cilët dyshohet se aksidentalisht janë rrëzuar në kopshtet që ata frekuentojnë”, bën me dije policia.

Njëri prej incidenteve është regjistruar në rrugën "Androniqi Antoniu Zengo" dhe tjetri në rrugën "Irfan Tomini".

Materialet për këto dy raste i kanë kaluar Prokurorisë, për vlerësim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos