Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa imazhe nga punimet në kantierin për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.
Projekti i Teatrit të Ri është krijuar nga një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë.
Godina e re ofron një arkitekturë me dizajn modern dhe krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore.
Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. (A2 Televizion)