Ervin Hoxha për anijen me mbetje: Urdhri i Prokurorisë i ekzekutueshëm

Nga A2 CNN
31 Tetor 2024, 10:56 | Aktualitet

Ervin Hoxha për anijen me mbetje: Urdhri i Prokurorisë i

Prokuroria e Durrësit sekuestroi 102 kontejnerët e mbushur me 2 mijë e 100 ton mbetje metalurgjike të rrezikshme. Prokuroria urdhëroi mos-hapjen e kontejnerëve dhe ruajtjen e tyre në një vend të sigurt, nën vëzhgimin e pandërprerë të kamerave.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, u shpreh në Kuvend këtë të enjte se policia do të ekzekutojë urdhrin e dhënë nga Prokuroria, shkruan A2.

“Urdhri i prokurorisë i Durrësit ka dalë në datën 27, ne jemi koordinuar plotësisht sa i përket zbatimit të këtij urdhri. Në bashkëpunim me doganën dhe policinë e shtetit po krijohet infrastruktura e vendosjes së kontejnerëve. Këta kontejnerë do të vendosen në një hapësirë që do të monitorohet. Ne po marrim masat për të zbatuar këtë urdhër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos