Java ka nisur me diell në të gjithë territorin. Metereologia e A2 CNN Tanja Porja, tha në Dita Jonë se mëngjesi do të jetë i freskët, por mesdita do të sjellë temperatura të larta deri në 27 gradë celsius, Sipas saj qytet me temperaturat më të ulëta do të jenë Erseka dhe Puka, ndërsa Berati dhe Elbasani do të kenë temperaturat më të larta.
"Edhe dita e sotme do vijojë si fundjava diell në të gjithë territorin deri të mërkurën kemi temp të larta deri ën mesditë por mëngjesi mbetet i freskët. Nga 8 deri në 27 gradë celsius gjatë mesditës së sotme. Vlera më e ulët e 8 gradë celsius do të jetë në Pukë dhe Ersekë, ndërsa temperaturat do të shkojnë deri në 27 gradë në mesditë në Elbasan e Berat”, tha Porja në A2
Meteorologia e A2 parashikon se ditët me diell do të vijojnë deri të mërkurën . “Tri ditë me diell dhe rritje graduale e temperaturave”, tha ajo në A2.
Për rajonin Porja parashikon një mot të kthjellët, por mjaft të ftohtë.
(A2 Televizion)