Tërhiqet nga tregu Shqiptar një seri e qumështit pluhur Aptamil 1

Nga A2 CNN
30 Janar 2026, 19:42 | Aktualitet

Tërhiqet nga tregu Shqiptar një seri e qumështit pluhur Aptamil 1

Kompania Danone ka njoftuar tërheqjen nga tregu të një serie të produktit të qumështit pluhur Aptamil 1, si masë paraprake sigurie, për shkak të dyshimeve se një pjesë e prodhimit mund të përmbajë mikroorganizma ose baktere.

Sipas njoftimit zyrtar, seria e dyshuar është 10.11.25, megjithatë kompania thekson se deri më tani nuk ka raportime zyrtare për praninë e ndotjes, dhe masa konsiderohet preventive, deri në përfundimin e analizave laboratorike.

Produkti shitet edhe në tregun vendas, ndaj tregtarët janë ftuar të ndalojnë shitjen dhe të tërheqin sasitë nga raftet.

Tërhiqet nga tregu Shqiptar një seri e qumështit pluhur Aptamil 1

Një prej kompanive që ka reaguar është Rossmann Lala, e cila njofton se ka tërhequr jo vetëm serinë e dyshuar, por të gjithë sasinë e produktit Aptamil 1 nga rrjeti i dyqaneve të saj, si masë shtesë sigurie.

“Ne kemi hequr nga tregu të gjithë sasinë e Aptamil 1, jo vetëm serinë e prekur”, konfirmon kompania.

Gjithashtu, Rossmann Lala informon konsumatorët se çdo produkt i blerë në dyqanet e saj do të rimbursohet, duke garantuar transparencë dhe mbrojtje të interesit të klientëve.

Duke qenë se produkti shitet në marketet, farmacitë dhe dyqanet e specializuara, konsumatorët ftohen të verifikojnë kodin e serisë së produktit dhe të mos e konsumojnë qumështin deri në përfundimin e analizave përfundimtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos