Thupërpunuesi i Korçës: Zanati që nuk më ka lënë asnjëherë në baltë

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
13 Shtator 2026, 12:36 | Aktualitet

Trashëgimia e zanateve më parë nuk bëhej thjesht për të mbajtur një traditë por edhe për t’i dhënë  brezave të ardhshëm një mundësi për të siguruar të ardhura për familjet që do të ngrinin. Dhe një shembull i kësaj është Avni Kallo, 71 vjeç nga qyteti i Korçës, që edhe sot në kohën e internetit dhe Inteligjencës Artificiale, vijon të sigurojë të ardhura duke punuar thuprën.

Avniu na tregon që punimet e tij më së shumti i shet jashtë kufijve të vendit. Edhe pse këtë zanat ja ka mësuar disa të rinjve, me keqardhje Avniu tregon se asnjë prej tyre nuk punon në Korçë.

Korça dikur kishte edhe një repart të posaçëm për përpunimin e thuprës, ku prodhoheshin artikuj të ndryshëm që eksportoheshin. Sot, vetëm tre apo katër persona, kryesisht të moshuar, vazhdojnë të merren me këtë zanat, I cili duket se po shuhet dalëngadalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos