
Ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit edhe përgjatë vjeshtës janë kthyer në destinacionet e preferuara të qindra turistëve të huaj por edhe pushueve vendas të cilët sic tregojnë edhe vetë përgjatë vizitës së tyre në qytetin bregdetar zgjedhin t'i vizitojnë.
Me dhjetëra turistë nisen cdo ditë në këto destinacione me skafe, gomone apo anije turistike pasi kanë marrë informacion për to nga rrjetet sociale apo interneti.
Ata kryesisht vijnë për herë te parë në Vlorë, pikërisht për të provuar të tilla eksperienca që i cilësojnë unike. Turistët shprehen të suprizuar me qytetin teksa tregojnë se mbresa iu ka lënë ushqimi, deti, klima dhe njerëzit i përshkruajnë mikëpritës. Në Vlorë premtojnë se do të rikthehen sërish duke e rekomanduar për pushime tek miqtë e tyre në vendet e origjinës
SINKRON
"Ne vijmë nga Ukraina dhe jemi për herën e parë në Vlorë. Zgjodhëm qytetin sepse është lirë këtu, një vend i bukur dhe ka më pak njerëz mendoj.Tashmë ne do të vizitojmë ishullin, pasi mendojmë se kjo do të jetë një eksperiencë e bukur për të gjithë ne.Për këtë destinacion kontrolluam më parë në internet. Në Vlorë më tepër më pëlqejnë njerëzit dhe fakti që ska Rusë këtu.Sigurisht do të vij sërish këtu dhe do ta sygjeroj tek miqtë e mi si destinacion"
"Unë vij nga pjesa veriore e Italisë.Kemi zgjedhur Vlorën për pushime. Në Itali unë jam mësuese në shkollë të mesme dhe aty kam shumë nxënës nga Shqipëria cka më bëri kurioze ta vizitojë këtë vend.Në Vlorë po më pëlqen shumë.Cfarë më pëlqen më tepër është deti, plazhet dhe njerëzit pasi ata janë shumë mikëpritës.Patjetër që do të kthehem këtu sërish.Në Itali do ta sygjeroj si destinacion për pushime"
"Unë jam nga Franca vij nga Marseja.Jemi për herën e parë në Vlorë. Kemi zgjedhur këtë destinacion që të vizitojmë ishujt që janë afër këtu. Do të qëndrojmë sot dhe nesër në Vlorë dhe më pas do të shkojmë drejt Dhërmiut. Qyteti na pëlqen shumë, është i mrekullueshëm dhe të gjithë këtu janë shumë mirë.Plazhet janë ato që më pëlqejnë më shumë. Do të kthehem prap këtu"
"Vij nga Lioni i Francës.Unë jam për herën e parë në Vlorë dhe në Shqipëri gjithashtu.Zgjodhëm Shqipërinë sepse është shumë bukur këtu.Ishullin dhe gadishullin që do të vizitojmë sot, kontrolluam më parë në internet. Patjetër që do të kthehem këtu"
"Jam nga Egjipti, dhe vij për herën e parë në Vlorë dhe në herën time të dytë jam në Shqipëri.Zgjodhëm Vlorën sepse ky destinacion na u rekomandua nga Chat Gdp. Jemi këtu sot sepse është më qetë se Tirana besoj.Jemi për herën e parë në Vlorë dhe më pëlqen shumë. Sigurisht që do të rikthehem"
"Jam nga Australia.Në Vlorë jemi për herën e parë.Si destinacion e pamë nga Instagrami.Ky qytet na pëlqen shumë.Më tepër më pëlqen plazhi si dhe malet që e rrethojnë atë.Tashmë do të vizitojmë ishullin.Për këtë destinacion bashkëshortja ime kërkoi në internet.Mund të them që në të ardhmen ka shumë mundësi që të rikthehem këtu"
Duke pritur anijen turistike apo skafin për të shkuar në drejtim të Sazanit apo Karaburunit, pwr tw vizituar shpellën e Haxhi Alisë, Inglezit gjenë cdo ditë turistë nga e gjithë bota, jo vetëm nga Europa Perëndimore dhe Lindore por edhe nga vende të largëta si Shba, Australia, Egjipti etj. (A2 Televizion)