Trajtimi i ujërave të zeza, administratorët e hoteleve ankesa për impiantet plastike

Nga Gazment Janku
3 Mars 2025, 15:19 | Aktualitet

Impiantet për përpunimin e ujërave të zeza për hotelet në bregdet dhe zonat turistike bregdetare cilësohen nga administratorët si një iniciativë e pakuptimtë, që ka detyruar sipërmarrjen në fushën e turizmit të paguajë fatura të pamerituara financiare.

Kryetari i operatorëve turistikë të jugut të vendit, tregon për A2 se, përveç detyrimit për të parablerë impiantet, një pjesë e hoteleve janë gjobitur me shuma të konsiderueshme, shkruan A2 CNN.

Madje, Bedinaj denoncon edhe faktin se, sipas tij, edhe pse janë paguar 80% e vlerës së impiantit, firmat e kontraktuara për montimin e tyre i kanë lënë punimet në mes.

Sipas kryetarit të operatorëve turistikë të jugut, është më mirë që sipërmarrja të kontribuojë për një investim në përpunimin e ujërave të ndotura për të gjithë Vlorën, në mënyrë që të kemi realisht një bregdet të pastër dhe tërheqës për turistët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos