"Trialthon buzë liqenit" 100 sportistë nga rajoni dhe më gjerë në Pogradec

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
21 Qershor 2026, 13:30 | Aktualitet

Mbi 100 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Britania dhe Greqia të apasionuar pas garave multidisiplinore, morën pjesë në të parin aktivitet "Trialthon" në qytetin e Pogradecit. Pjesëmarrësit garuan në tri disiplina, not, çiklizëm dhe vrap.

Në fund të garës fitues në të tre disiplinat u shpallën sportistë nga Kosova. Në këtë mënyrë Pogradeci shënon mbajtjen e një aktiviteti të dytë ndërkombetar sportiv, pasi tashmë po bëhet e përvitshme edhe "Maratona Enkelana", që mbledh në muajin korrik vrapues nga mbi 35 vende të botës.

Aktiviteti i "Trialthon" e fut Pogradecin në hartën e qyteteve verore që organizon aktivitete sportive ndërkombëtare mjaft interesante.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos