“U ngatërrua aktori me njeriun”, analiza e Artan Fugës për puthjen e Ndrenikës për Veliajn

Nga A2 CNN
11 Maj 2026, 09:08 | Aktualitet

Akademiku Artan Fuga ka komentuar në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN debatin e krijuar në rrjetet sociale pas gjestit të aktorit Robert Ndrenika ndaj Erion Veliajt, duke theksuar se publiku po ngatërron figurën artistike me personazhin dhe bindjet personale të aktorit.

Sipas Fugës, reagimet e shumta tregojnë ndikimin e madh që kanë rrjetet sociale në formimin e opinionit publik.

Fuga tha se një pjesë e kritikave ndaj Ndrenikës lidhen me rolet që ai ka interpretuar ndër vite, duke shtuar se shumë komentues nuk arrijnë të ndajnë aktorin nga personazhet që ka luajtur.

Prapa kësaj na shfaqet marrëdhënia midis intelektualit, artistit, artistit shumë të njohur, shumë të shquar dhe politikanit. Gjithsesi unë do mendoja që ne jemi përpara një efekti masiv që vjen nga rrjetet sociale, që në një fare mase kanë e kanë demokratizuar komunikimin dhe opinionin publik. Tani çdo vlerë shumë e lartë artistike në një fare mënyrë hidhet në rrugë dhe çdo njeri që kalon atje jep mendimin e vet. Një pjesë e sharjeve dhe baltës që hidhet mbi z.Robert Ndrenika është se ‘o po ky s’e ka për here të parë, ka luajtur edhe rolin e prefektit, dhe ky vazhdon’. Këtu ngatërrohet aktori, që ka luajtur disa role, me personazhet reale, dhe me regjisorin apo me autorin e skenarit të një filmi", tha Fuga.

"Është një ngatërresë totale. Një pjesë e madhe e sharësve nuk arrijnë të dallojnë aktorin nga personazhi. Në këndvështrimin tim unë s’mund ta ndaj imazhin në publik të Ndrenikës për të thënë që këtu është personi konkret, dhe këtu aktori i madh, ato janë bashkë. Ai është në hapësirën publike, dhe ai është të dy, me imazhin e aktorit, të artistit të shquar. Akti i puthjes, si çdo akt, ka një kuptim që ia jep fjala. Robert Ndrenika nuk merr në mbrojtje ndonjë korrupsion të dyshuar. Ai thotë erdha këtu sepse kam simpati për këtë djalë, e konsideroj mik. Është mentalitet komunist që një njeri që është akoma i padënuar, njerëzit duhet t’i largohen sikur ka kolerën”, vijoi akademiku.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos