Të harruar nga shteti, Ferrasi bashkëjetesë me ujërat e zeza

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
20 Maj 2026, 13:07 | Aktualitet

Të harruar nga shteti, Ferrasi bashkëjetesë me ujërat e zeza

Rreth 300 familje të fshatit Ferras në bashkinë e Fierit prej vitesh të tëra janë të detyruar të bashkëjetojnë me ujërat e zeza që dalin në sipërfaqe dhe shpesh herë pushtojnë oborret dhe katet e para të pallateve.

Ndërtimi i kolektorit që parashikonte pikërisht tërheqjen e ujërave të bardha dhe atyre të zeza nuk po e kryen funksionin dhe në ditët me reshje dhe akoma më keq kur lumi Vjosa del nga shtrati banorët notojnë në ujëra të ndotura duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre.

Problematika pranohet edhe nga kryeplaku i Ferrasit. Ndërkohë sipas informacionit të marrë pranë Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve të Fierit, investimi i kryer në këtë zonë nga bashkia Fier nuk ka qenë asnjëherë në varësi dhe menaxhim të këtij institucioni e pavarësisht kësaj, ujësjellës kanalizimet do të ndërhyjnë për pastrimin e kolektorëve të bllokuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos