U shkarkua padrejtësisht, Gledis Nano fiton gjyqin, do të paguhet për 5 vite

Nga A2 CNN
4 Qershor 2024, 20:05 | Aktualitet

U shkarkua padrejtësisht, Gledis Nano fiton gjyqin, do të paguhet

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar përballjen gjyqësore me Këshillin e Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra.

Nano u shkarkua me vendim qeverie në gusht 2022 nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Bledi Çuçi. Argumenti për shkarkimin e tij ishte mosrealizimi i objektivave, por Nano e ankimoi vendimin në Gjykatën Administrative.

Kjo gjykatë ka pranuar padinë e tij, duke vendosur të shfuqizojë vendimin e qeverisë së 31 gushtit të dy viteve më parë.

Në të njëjtin vendim Administrativja detyron Këshillin e Ministrave të gjithë pagën bruto që Nano do të kishte përfituar deri në përfundim të mandatit 5 vjeçar, që konsiston në 60 paga mujore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos