Ulja e numrit të çështjeve të prapambetura në drejtësi do të ketë ndikime pozitive për qytetarët, sistemin e drejtësisë, integrimin dhe biznesit. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në prezantimin e strategjisë gjyqësore për këto çështje.
“Miradministrimi i sistemit të drejtësisë, garanton barazinë para ligjit dhe forcon e besimin e publikut te drejtësia, Ofrimi i kësaj strategjie nga KLGJ, është një lajm i mirë për të gjithë profesionistët e ligjit dhe qytetarët. Kryetarja e KLGJ tha se ne presim nga ministri i Drejtësisë e qeveria se kjo strategji kërkon angazhimin, përkushtimin dhe patriotizmin e të gjithë aktorëve. Mendoj që kjo strategji do të ketë ndikime pozitive për sistemin e drejtësisë, qytetarët, por edhe për shpejtimin në rrugën e integrimit. Ulja e numrit të çështjeve të prapambetura do ta përmirësojnë aksesin në drejtësi për qytetarët dhe do të rrisë besimin e tyre tek institucionet e drejtësisë. Një sistem gjyqësor efikas e transparent do të ndikojë në përmirësimin e klimës së biznesit”.
Manja shprehu mbështetjen e qeverisë dhe ministrisë që ai drejton në zbatimin e kësaj strategjie.
“Zbatimi i kësaj strategjie kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve të përfshirë në sistemin e drejtësië. Qeveria e ministria është e përkushtuar të ofrojë mbështetjen e saj për zbatimin e kësaj strategjie. Ne do punojmë së bashku që drejtësia të punojë në mënyrë të pavarur që qytetarët të mos vuajnë nga një sistem që nuk përmbush nevojat e pritshmëritë e tyre”.
Sipas tij, miradministrimi i drejtësisë kërkon para dhe këto para programohen nga qeveria kur ka një strategji të qartë.
“Miradministrimi i drejtësisë do të thotë; godina të reja dhe infrastrukturë moderne për gjykatat e prokuroritë, burime njerëzore të mjaftueshëm në dispozicion të magjistratëve që japin drejtësi, digjitalizim e përdorim i teknologjisë dhe të gjitha këto nuk bëhen pa para. Këto para i ka qeveria që programohen kur ka një strategji të qartë. Drejtësia është mision i përbashkët dhe të gjithë kemi nevojë për të. Strategjia na jep mundësinë që të ndajmë në kohë paratë që na duhen për të arritur në destinacionin final. Mbështetje pa rezerva”.
(A2 Televizion)