Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia në paraburgimin e Durrësit, këtë herë jo për të ngritur zërin kundër arrestimit të tij, apo për të kritikuar SPAK-un, por për punët e mira që sipas tij janë bërë nga Bashkia e Tiranës.
Veliaj ka publikuar disa foto nga kantieri i shkollës së re “Edith Durham”, duke thënë se do të jetë e 48-ta në në buqetën e godinave arsimore që janë ndërtuar nën drejtimin e tij në kryeqytet.
“Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët”, shkruan Veliaj.
Ai po ashtu shprehet se puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet, edhe pse Veliaj gjykon se e kanë burgosur pa gjyq, sipas tij “me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit”. (A2 Televizion)