Veteranët e UÇK kalim ceremonial në Morinë për Ditën e Pavarësisë

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
28 Nëntor 2024, 15:11 | Aktualitet

Qindra shqiptarë të Kosovës kanë ardhur të festojnë ditën e pavarësisë së Shqipërisë në vendin tonë. Një trupë e veteranëve të UÇK dhe FSK, bënë një kalim ceremonial ushtarak në pikën e kalimit kufitar të Morinit. 

Kjo trupë e veteranëve të ish-UÇK dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kaloi me ceremonial ushtarak kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë, shënoi fluksin e pritshëm të qindra shqiptarëve të Kosovës, të cilët në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë u  drejtuan drejt qyteteve të ndryshme të vendit veçanërisht në Vlorë, Krujë, Berat dhe Tiranë.

Ashtu si gjatë sezonit veror edhe në këto ditë të festive të nëntorit në pikën kufitare të Morinit po aplikohet kalimi i lehtësuar i udhëtarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos