Motorët zaptojnë korsitë e biçikletave, qytetarët: Jemi të rrezikuar, janë burim aksidentesh

Nga Igli Çelmeta
12 Nëntor 2026, 15:23 | Aktualitet

Korsitë e biçikletave të dedikuara për qytetarët që i përdorin ato, tashmë janë kthyer në një rrugë kalimi për motomjetet. Çdo ditë në rrugët e kryeqytetit shohim drejtues motomjetesh që lëvizin në korsitë e biçikletave duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke rrezikuar jetën e drejtuesve të biçikletave.

Kamera e A2 CNN vëzhgoi disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, ku në korsitë që duhet të kalojnë biçikletat lëvizin pambarim motorët.

Fenomeni është kthyer në shqetësues edhe sa i përket aksidenteve.

Përdoruesit e biçikletave shprehin shqetësimin e tyre dhe vështirësitë që hasin çdo ditë.

Fenomeni bëhet edhe më shqetësues në mungesën e semaforëve në disa prej rrugëve të kryeqytetit të dëmtuar gjatë protestave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos