
Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë sjellë shtyrjen e nisjes së dy trageteve në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës. Sipas njoftimit të Autoritetit Portual Durrës, tragetet që duhej të niseshin sot, më 12 nëntor, në orën 22:00, do të nisen nesër, më 13 nëntor, në orën 08:00.
Ndryshimi i orarit prek tragetet F/B Rigel VII dhe F/B Rigel III. Ndërkohë, check-in dhe imbarkimi i pasagjerëve dhe automjeteve do të vijojnë normalisht gjatë ditës së sotme.
Sipas Autoritetit Portual Durrës, check-in dhe imbarkimi i pasagjerëve dhe automjeteve do të vijojnë normalisht gjatë ditës së sotme, ndwrkohw qw u kërkon udhëtarëve të paraqiten për imbarkim sipas orarit të përcaktuar, pa ndryshime.
Njoftimi i APD-së:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM ‼
12.11.2026
Njoftim për udhëtarët
Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe bazuar në njoftimin e kompanive të lundrimit, nisjet e planifikuara për mbrëmjen e sotme(dt 12.11.2026), në orën 22:00, do të shtyhen për nesër, më datë 13.11.2026, në orën 08:00.
Ndryshimi i orarit vlen për:
F/B RIGEL VII, në linjën Durrës-Bari;
F/B RIGEL III, në linjën Bari-Durrës.
Procesi i check-in dhe imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve do të zhvillohet normalisht gjatë ditës së sotme, sipas orareve dhe procedurave të parashikuara.
Udhëtarët duhet të paraqiten për imbarkim sipas orarit të përcaktuar, pa ndryshime.
Për më shumë informacion, pasagjerët mund t’u drejtohen agjencive përkatëse të trageteve ose të vizitojnë faqen zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, www.durresport.al
(A2 Televizion)