Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra u shpreh në studion e “Debatit” në A2 CNN se Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan nuk do të pranojë asesi krijimin e një minishteti bektashi në Shqipëri, ashtu siç ka propozuar kryeministri Edi Rama.
“Një enklavë bektashiane brenda 27 hektarëve në Tiranë. Edhe ndërtimi i Odeonit u mundësua nga Turqia, përveç një shtese të fundit nga qeveria e Shqipërisë, ne vitin 2015 kur u hap. Jo unë nuk besoj, duke qenë aq sa e njoh Turqinë, absolutisht jo, Turqia nuk e aprovon assesi një shpallje të një mini, mikroshteti bektashian. Ata janë shprehur sot në kundërshtim të plotë me këtë. Nuk janë dakord”, tha Gurra në A2 CNN.
I pyetur nëse Rama mund të ketë marrë për idenë e tij aprovimin në Nju Jork, ku u takua me Erdogan gjatë punimeve të Asamblesë së OKB, Gurra tha: “Aprovim nuk e mendoj kurrsesi”.
Ai po ashtu deklaroi se shembulli i vetëm që mund të ndiqet pë krjimin e këtij shteti është Irani me shumicë shiite.
“Nëse do ta bënte thjeshtë për të lançuar Shqipërinë para botës, OK do t’i jepnim dorën, por nëse realisht tentohet të shkohet në një enklavë bektashianë kjo është fatale. Kemi shembullin në Liban dhe ka mbi katër dekada përplasje sektare, edhe brenda islamit pra shiitët e Iranit. Edhe nëse do shkojmë, rujna Zot, as nuk e uroj, por unë kurrsesi nuk e mendoj të kryer. Edhe nëse do të shkohej drejt krijimit të një enklave, shembulli i parë që mund të merret është vetëm Irani. Irani, qoftë edhe termat, për mua ata janë aq fallco, Republika Islamike e Iranit, apo ku di unë, por në aspektin ideologjik si bosht janë në këtë linjë. Për fatin e mirë gjeografikisht jemi kaq kilometra por kjo nuk mjafton. Është aleati në Perëndim, Shtetet e Bashkuara dhe në lindje Turqia. Kaq. E kundërta e kësaj, këtu do ishte rujna Zot”, shtoi Gurra. (A2 Televizion)