Urdhri Bektashi, Rama: Është një thesar, entitet shpirtëror sovran në Tiranë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2024, 18:32 | Aktualitet

Urdhri Bektashi, Rama: Është një thesar, entitet shpirtëror

Në një intervistë për “New York Times”, kryeministri Rama zbuloi qëllimet e tij për krijimin e shtetit Bektashi në Tiranë, që do të ishte një enklavë sipas modelit të Vatikanit, por katër herë më e vogël.

Që pas kësaj deklarate kjo është çështja që ka pushtuar mediat jo vetëm në Shqipëri, e cila herë pas here është risjellë në vëmendje edhe nga vet kryeministrI Rama, siç ka bërë edhe pasditen e së hënës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar kopertinën e librit “The Albanian Bektashi” nga Robert Elsie.

Urdhri Bektashi, Rama: Është një thesar, entitet shpirtëror

Rama shkruan bashkëngjitur se ky libër i jashtëzakonshëm, siç e quan ai, tregon kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet shpirtëror sovran në kryeqytetin tonë Tiranë”, shkruan Rama, raporton A2 CNN.

“Një libër i jashtëzakonshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet shpirtëror sovran në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Selia Botërore e Bektashinjve është themeluar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, shkruan kryeministri Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos