Gjashtë janë kandidatët që do të garojnë mes tyre për të marrë detyrën e kreut të Gardës së Republikës.
Aplikimet janë mbyllur në 26 qershor dhe mes tyre bie në sy emri i ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe fakti se ka një kandidate femër mes 5 meshkujve.
Kandidatët po i nënshtrohen një procesi vlerësimi që pritet të përfundojë brenda 45 ditëve. Në përfundim të këtij procesi Komisioni i Vlerësimit do të rendisë kandidatët dhe do t’ia paraqesë Ministrit të Brendshëm.
KANDIDATET:
-Artan Didi
-Dritan Osmani
-Krenar Çarçani
-Klajdi Hajredinaj
-Ermal Onuzi
-Jona Lamko (A2 Televizion)