Një 23-vjeçar që po lundronte me Jet Ski në Porto Palermo ka rrezikuar të mbytet në det, por për fat mirë ka marrë ndihmën e duhur, duke shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15.
Referuar njoftimit të policisë, uniformat blu që po patrullonin në det kanë parë një të ri i cili kishte rënë nga Jet Ski dhe po rrezikonte të mbytej. Pranë tij ishte dhe një i ri me kanoe, dhe së bashkua ia dolën që të nxirrnin në breg fierakun.
Për fat të mirë, gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
"Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare i shkuan në ndihmë një shtetasi që ra nga mjeti lundrues në det dhe rrezikoi të mbytej.
Në ndihmë të 23-vjeçarit shkoi edhe një shtetas që lundronte me kanoe në afërsi të tij. Policia Kufitare nxori në breg mjetin lundrues Jet Ski dhe 23-vjeçarin.
Rreth orës 17:15, punonjësit e Policisë Kufitare në Himarë, gjatë patrullimit në hapësirën detare, kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski, i cili po lundronte në drejtim të Porto Palermos në Himarë. Në një moment, shtetasi që lundronte ra nga Jet Ski duke rrezikuar mbytjen.
Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare dhe dy Jet Ski të Njësisë Policore Detare, u nisën me shpejtësi për t'i dhënë ndihmë shtetasit që ra nga Jet Ski në det.
Në afërsi të këtij shtetasi lundronte me kanoe një shtetas i cili i shkoi në ndihmë së bashku me Policinë Kufitare.
Punonjësit e Policisë morën në mjetin lundrues 23-vjeçarin banues në Fier dhe e nxorën në molin e PKK Himarë në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi falënderoi Policinë dhe qytetarin me kanoe që i erdhën në ndihmë menjëherë. Policia Kufitare nxori në mol edhe mjetin lundrues Jet Ski", njofton policia.
(A2 Televizion)