Zbulohet se kush zëvendëson ministrat e rinj në postet e lëna bosh

Nga A2 CNN
31 Korrik 2024, 14:00 | Aktualitet

Zbulohet se kush zëvendëson ministrat e rinj në postet e

Pas emërimit të Pirro Vëngut në postin e ministrit të Mbrojtjes, në krye të Autoritetit Portual Durrës është vendosur Kreshnik Bajraktari, i cili ka mbajtur më parë detyrën e këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ai ka një eksperiencë të gjatë në fushën e transporteve dhe ka drejtuar për 8 vite qendrën e trafikut urban në kryeqytet. Bajraktari ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Pas emërimit të Petrit Malaj Ministër i Financave, në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, është vendosur Erlind Sulo, i cili prej pak muajsh drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Ndërkohë vendin e lënë bosh nga Sulo në krye të koorporatës e ka zënë Erald Elezi, i cili ka qenë më parë edhe drejtor i tregtimit dhe operimit në KESH.

Pas emërimit të Ervin Hoxhës Ministër i Brendshëm, në krye të Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit është rikthyer Dallëndyshe Bici.

Vendin e lënë vakant nga kjo e fundit në drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e ka zënë Lorena Goxhobelli, e cila pas disa detyrave të rëndësishme në administratën publike, prej qershorit 2022 shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos