Lindi fëmijë me të miturën, romët protestojnë sërish për 21-vjeçarin e burgosur

Nga Artin Halili
20 Mars 2025, 13:31 | Aktualitet

Lindi fëmijë me të miturën, romët protestojnë

Edhe njëherë tjetër komunitetit rom ka protestuar para gjykatës se Korçës për Dritson Kurti, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur, shkruan A2 CNN.

Sipas familjarëve, prej disa kohësh ishte i martuar me një 14-vjeçare me të cilën pak muaj më parë ka sjellë në jetë e një fëmijë.

Për shkak të kësaj marrëdhënie, 21-vjeçari Dritson Kurti është arrestuar nga policia e Korçës ndërsa prokuroria e rrethit ka kërkuar 25 vite burg për të riun.

Familjarët ditën e sotme janë shprehur se Kurti është arrestuar padrejtësisht pasi komunitet rom e ka në traditë martesat në moshë të re.

Avokati i 21-vjeçarit, Gentian Sejrani shprehet se prokuroria e kësaj çështje e ka dorëzuar çështjen pasi është transferuar në kryeqytet. Kjo sipas tij është një lajm i mirë pasi pritet rikualifikimin i veprës penale.

Ditën e sotme kanë dëshmuar para gjykatës bashkëjetuesja e 21-vjeçarit si dhe përfaqësues të komunitetit rom të cilët kanë kërkuar lirimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos