Zjarr i madh në Labovë të Gjirokastrës, 17 zjarrfikës në terren për shuarjen e flakëve

Nga A2 CNN
18 Gusht 2024, 08:25 | Aktualitet

Zjarr i madh në Labovë të Gjirokastrës, 17 zjarrfikës

Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm fshatin Labovë të Bashkisë Gjirokastër. Në orën 03:30 minuta një grup prej 11 forcash efektive të repartit zjarrfikës dhe 6 punonjës mbështetës me kontratë u nisën për të ndërhyrë në zjarrin që ndodhej në mal mbi fshatin Labovë.

Zjarr i madh në Labovë të Gjirokastrës, 17 zjarrfikës

Me mbërritjen në vendngjarja zjarrfikësit konstatuan disa vatra zjarri dhe ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për izolimin deri në fikjen e plotë të zjarrit.

Një pjesë e grupit të ndërhyrjes do të vazhdojë të qëndrojë në vendngjarje për të monitoruar duke mos lejuar riaktivizimin e vatrave të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos