Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar pasditen e kësaj të premte në fshatin Çrrilë të Mallakastrës. Mësohet se deri tani janë djegur 2 banesa të pa banuara dhe sipërfaqe të mëdha të një pylli me pisha e ullishte.
Në vendngjarje ndodhen mjete të shumta zjarrfikëse, si dhe forca të policisë dhe ushtrisë.
Sipas kryebashkiakut Qerim Ismailaj po luftohet me flakët por zjarri ndihmohet nga era e fortë që fryn në këtë zonë. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, ndërsa për në bagëti ende nuk ka të dhëna ekzakte. (A2 Televizion)