Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Frashtan në Bashkinë e Dropullit. Mësohet se flakët po rrezikojnë t’u afrohen banesave.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen dy automjete të zjarrfikëses nga Gjirokastra si dhe zjarrfikëse që është në dispozicion nga stacioni i Dropullit.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se po punon edhe një helikopter për të vënë flakët nën kontroll. (A2 Televizion)