EKSKLUZIVE! Niko Peleshi flet në A2 CNN për “Shotën” shqiptare në Paris

Nga A2 CNN
18 Qershor 2024, 13:42 | Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, foli ekskluzivisht për A2 CNN në lidhje me “Shotën” shqiptare në Panairin e Armëve në Paris.

“Arsyeja kryesore pse jemi në këtë panair është fakti se Shqipëria ka mundur për herë të parë në histori që të sjellë një produkt të vetin në ekspozitën më të madhe në botë të industrisë ushtarake. Është një produkt që nuk dallon shumë edhe nga ato të kompanive më të mëdha. Unë mendoj që kjo ngjarje e sotme duhet të jetë frymëzim për rininë shqiptare, që duhet të besojnë te vetja. Duhet të futen me guxim në kërkim shkencor dhe të mos kenë nevojë të largohen nga vendi”, tha Peleshi.

“Po krijojmë një kuadër ligjor që të mbështesim prodhuesit vendas, ne duam të jemi të parët si forcë e armatosur që të përdorim produktet shqiptare siç është Shota”, shtoi ministri.

Kur u pyet se ku do të fokusohet industria e armatimit shqiptar, ministri Peleshi u shpreh: “Nuk kemi një drejtim të përcaktuar, do të jetë e udhëhequr nga kërkesat e tregut. Nuk do të kemi kufizime në gamën e prodhimit. Inovacioni do të jetë heqja dorë nga dhënia e aseteve tona me qira, por do të hyjmë partner”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos