Zjarri jashtë kontrollit në Shëngjin, OSSH shkëput energjinë elektrike

Nga A2 CNN
30 Korrik 2024, 18:28 | Aktualitet

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, për shkak të zjarrit që e ka përfshirë atë.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas kërkesës së strukturave të rendit, si masë e nevojshme sigurie për të shmangur rreziqet e mëtejshme në zonën bregdetare, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë arritur deri në bregdet.

“Ekipet tona ndodhen në terren, në mbështetje të grupeve të emergjencës së krijuar për shuarjen e zjarreve”, thotë OSSH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos