Zjarri pranë QSUT, zjarrfikësja depërton me vështirësi në rrugën e ngushtë. Evakuohen banorët

Nga A2 CNN
14 Prill 2026, 17:55 | Aktualitet

Një zjarr ka rënë në një pallat përballë QSUT. Flakët janë përhapur me shpejtësi në katin e sipërm të godinës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. 

Ndërkohë, rruga ku duhet të kalonte zjarrfikësja ishte e ngushtë dhe mjeti e pati të vështirë të shkonte drejt vendit të ngjarjes, shkruan A2.

Pas disa momentesh ngecjeje, automjeti zjarrfikës gjeti një mënyrë për të kaluar dhe për t’u afruar me vendin e ngjarjes.

Gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta, u shpreh se “pas komumikimeve që kam pasur, më është bërë me dije që banorët e pallatit janë evakuuar, por ka shumë të tjerë që kërkojnë të shkojnë pranë banesave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos