Zyrtari amerikan i narkotikëve në Tiranë, takon Dumanin dhe Hajnajn

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 10:58 | Aktualitet

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson ka mbërritur në Tiranë. Vizitën e tij 2 ditore e ka nisur me drejtues të institucioneve të drejtësisë. A2 CNN mëson se Robinson ka pasur një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Më pas, ai pritet që të zhvillojë një takim dhe me kryeministrin Edi Rama.

Fokusi i vizitës është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Pas Tiranës, ndalesa e radhës 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

A2 CNN Livestream

Latest Videos