Në ceremoninë e 10-vjetorit të Këshillit të Investimeve, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku vlerësoi sipërmarrësit shqiptarë për përpjekjet e tyre në fushën e investimeve, teksa pohoi edhe mbështetjen e qeverisë për këtë sektor, në bashkëpunim me Këshillin e Investimeve.
“Për ne biznesi është motori i zhvillimit ekonomik të vendit. Pa një biznes të fuqishëm nuk mund të ketë mirëqenie për qytetarët tanë. Çdo vendim i qeverisë duhet të reflektojë realitetin e tregut, ndaj bashkëpunimi i ngushtë me biznesin është thelbësor.
Këshilli i investimeve u konsolidua si pjesë e këtij angazhimi për të forcuar bashkëpunimin me sektorin privat në kontekstin e reformave të thella për mirëqeverisje të treguat dhe proceseve demokratike. Sot Shqipëria ka një vizion të qartë kombëtar, anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ky objektiv kërkon një klimë të favorshme për investime dhe këtu luan një rol të madh këshilli”, tha Balluku. (A2 Televizion)