100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

Nga A2 CNN
9 Janar 2026, 18:19 | Ekonomi

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë

Kush ka fëmijë nën 18 vjeç do të kompensohet me 48 mijë lekë të reja, ndërsa për shpenzimet arsimore do të rimbursohen me 100 mijë lekë të reja. Në një njoftim në rrjetet sociale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur sesi të përfitoni.

Sipas saj çdo individ që ka plotësuar DIVA 2025 përfiton zbritje nga baza tatimore me 48 mijë lekë të reja, ndërsa për shpenzimet arsimore përfiton 100 mijë lekë të reja. Këto të ardhura përfitohen nga prindërit apo kujdestarët e fëmijëve që kanë të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë, shkruan A2 CNN.

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve, kërkesa kryehet vetëm njëherë nga anëtari i familjes që ka të ardhurat më të larta vjetore.

Por sipas tatimeve kompensimi përfitohet edhe nëse individi nuk ka detyrim ëpr të deklaruar DIVA 2025.

Në njoftimin e DPT-së bëhet e ditur edhe për dokumentet që duhet të plotësoni dhe të dorëzoni.

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos