15 masa për ndryshim, tregu i pasurive në informalitet, një në tre agjentë pa licencë

Nga Marjo Brakaj
22 Shtator 2026, 12:31 | Ekonomi

15 masa për ndryshim, tregu i pasurive në informalitet, një

Një në tre agjentë të ndërmjetësimit në fushën e shit-blerjeve të pasurive të patundshme e ushtron aktivitetin pa një licencë. Një studim i kryer nga “Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë” nxjerr në pah se vetëm rreth 4 në 10 agjentë janë tërësisht të formalizuar dhe të licencuar, ndërsa një pjesë janë pjesërisht të rregullt.

“Ky rezultat e zhvendos debatin përtej përgjegjësisë individuale të agjentëve. Kur operatorët informalë shmangin kostot e licencimit, tatimeve, dokumentimit, trajnimit dhe pajtueshmërisë, subjekti i rregullt përballet me një disavantazh ekonomik. Në këtë mënyrë, informaliteti nuk dëmton vetëm administrimin publik: ai krijon një treg ku profesionalizmi dhe korrektësia ndëshkohen, ndërsa mosrespektimi i rregullave shpërblehet. Një nga përfundimet e vrojtimit është se formalizimi nuk mund të matet vetëm me numrin e licencave të lëshuara. Ai duhet të matet me aftësinë e tregut për të përjashtuar, identifikuar dhe disiplinuar operatorët e palicencuar”, tha Elona Hoxha, Zëvendësministre e Drejtësisë.

Kur operatorët informalë shmangin kostot e licencimit, tatimeve, dokumentimit, trajnimit dhe pajtueshmërisë, subjekti i rregullt përballet me një disavantazh ekonomik. Në këtë mënyrë, informaliteti nuk dëmton vetëm administrimin publik, krijon një treg ku profesionalizmi dhe korrektësia ndëshkohen, ndërsa mosrespektimi i rregullave shpërblehet.

“Ne nuk kërkojmë privilegj. Kërkojmë një treg ku profesionisti i licencuar, i trajnuar dhe i përgjegjshëm të mos konkurrohet nga informaliteti. Publikimi i këtyre të dhënave është një akt transparence: sektori po pranon problemet e tij dhe po paraqet zgjidhje të matshme për t’i adresuar ato. Ky është ndryshimi mes një shoqate që mbron një sektor dhe një shoqate që e drejton atë. NAREA® zgjodhi të dytën, dhe do të matet publikisht kundrejt dhjetë indikatorëve deri në vitin 2030”, u shpreh Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA.

Gati 6 në 10 të anketuar vlerësojnë një lloj përmirësimi gjatë viteve të fundit, por vetëm rreth 2 në 10 shohin ndryshime të qarta dhe të prekshme. Në përgjigjet e hapura, mungesa e zbatimit, kontrollit dhe sanksioneve renditet si shqetësimi kryesor.

“Mbështetja për vetërregullimin është veçanërisht e lartë. Pothuajse të gjithë të anketuarit mbështesin një kod etik të detyrueshëm, ndërsa rreth 7 në 10 shprehin gatishmëri për krijimin e një Dhome Kombëtare të Profesionit të Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme. Kjo tregon se sektori kërkon jo thjesht më shumë rregulla, por një arkitekturë profesionale që e bën cilësinë, etikën dhe licencën të verifikueshme për qytetarët, institucionet financiare dhe palët e tjera të tregut”, deklaroi Zef Preçi, ekspert i ekonomisë.

Përmbledhja e politikave që shoqëron Vrojtimim Bazë 2026 paraqet 15 rekomandime konkrete, të organizuara në 5 fusha prioritare: pajtueshmëria dhe integriteti profesional; vetërregullimi profesional dhe standardet etike; formimi, trajnimi dhe kualifikimi i vazhdueshëm; transparenca, regjistrat publikë dhe përdorimi i të dhënave; advokimi institucional dhe përmirësimi i kuadrit ligjor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos