40 mld lekë humbje në 7 muaj, tatëpjeta e eksporteve vijoi edhe në korrik, rriten lehtë importet

Nga Marjo Brakaj
20 Gusht 2024, 16:13 | Ekonomi

Rënia më e fortë e eksporteve në korrik rezulton te eksportet e energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse me 11.3 për qind se krahasuar me një vit më parë.

Duke ndjekur trajektore gati të njëjtë për të shtatë muajt e këtij viti, eksporteve e ushqimeve dhe pijeve u tkurrën me 0.7 për qind në korrik. Po ashtu, në tregjet e huaja muajin e shkuar u shitën edhe më pak veshje këpucë duke theksuar “krizën e fasonit”.

“Unë besoj se kriza vijon dhe prilli nuk duhet konsideruar si periudhë relaksi. Qeveria duhet të ndihmojë eksportuesit. Janë motori ekonomik i ekonomisë dhe falimenti i tyre është lajm i keq për të gjithë,” shprehet për A2 CNN Zef Preçi, ekspert për ekonominë.

Shtimi i konsumit si pasojë e turizmi ka ndikuar edhe në zgjerimin e importeve. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në harkun e muajve janar-korrik u blenë nga jashtë produkte me vlerë 85.5 mld lekë, 15 miliardë më tepër se një vit më parë.

Marrë në harkun e 7 muajve, importet janë zgjeruar me 16.4 miliardë lekë.

 “Që të themi se kemi më shumë prodhim vendas nuk mundemi paso do të kishim edhe më shumë eksporte. Thjesht tregon se konsumi ka mbetur në vendnumëro.”

Rënia më e madhe e eksporteve në korrik u regjistrua me Spanjën, Italinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa me Kosovën u zgjeruan me 9.8 për qind. Eksportet u zgjeruan në korrik gjithashtu me Gjermaninë dhe Greqinë.

Me eksportet në rënie dhe importet të zgjeruara lehtë, bilanci i tregtisë së jashtme të vendit në harkun e muajve janar-korrik u mbyll me gati 294 miliardë lekë deficit, pra importe më shumë se eksporte./A2CNN (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos