Euro gjen “normalitetin” e ri, fiksohet në 99.86 lekë

Nga A2 CNN
14 Gusht 2024, 14:32 | Ekonomi

Euro gjen “normalitetin” e ri, fiksohet në 99.86 lekë

Euro vijon të qëndrojë në nivele historike. Për 99.86 lekë është këmbyer monedha europiane në 24 orët e fundit sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë duke mos ngritur kokë.

Akoma më i ulët është çmimi në blerje i kësaj monedhe e cila po këmbehet për 99.55 lekë ndërsa në shitje për 100.16 lekë.

Si monedha e përbashkët euro edhe valutat e tjera të huaja vijojnë rënien e mëtejshme.

Dollari amerikan këmbehet për 9.58 lekë, paundi britanik 116.4 lekë ndërsa franga zvicerane rreth 105 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos