540 mijë turistë në shkurt, Kumbaro: Shqipëria, destinacion turistik në panaire

Nga Marinela Lina
5 Mars 2024, 23:10 | Ekonomi

Shqipëria ka mirëpritur në dy muajt e parë të viti rreth 1 milionë turistë. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bënë të ditur se 480 mijë e 539 turistë e vizituan vendin tonë vetëm në muajin shkurt me një rritje prej 55.3% krahasuar me shkurt 2022.

Sipas ekspertëve të turizmit ky fillim vit ka rezultuar i mbarë teksa më shumë turistë po zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik.

Kjo është vërtetuar që nuk ka patur turistë që vijnë veç për verën, por dhe për festa fundviti por dhe në këtë fillim vit. Dhe kjo është vërtetuar nga të huajt që kemi parë por dhe guidave që kemi ofruar”, tha agjentja turistike, Jetmira Hoxha.

Rritja e numrit të turistëve në vend është përmendur edhe nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale i cili publikoi edhe shifrat e udhëtarëve në aeroportin “Nënë Tereza” në dy muajt e parë të vitit.

Rreth 577 mijë e 515 udhëtarë regjistrohen vetëm në muajin shkurt. Është reklamimi i Shqipërisë ndërkombëtarisht ajo se çfarë i ka tërhequr të huajt sipas ekspertëve.

Jetmira Hoxha nga panari i Berlinit tregon dhe ofertën turistike shqiptare.

Është goxha i lartë interesi i të huajve ka shumë turoperatorë në këtë panair që vijnë krijojnë kontakte me ne çka tregon se dhe ky sezon do jetë i mbarë duke rritur më tej numrin e turistëve në vend.

Një ftesë për të përjetuar të gjitha llojet e turizmit dhe jo vetëm në verë. Është zgjedhja me të cilën qeveria po prezanton Shqipërinë në panairet ndërkombëtare, nën logon “all senses” panairi.

Në Berlin marrin pjesë 26 turoperatorë privatë dhe shtatë bashki turistike. Shqipëria do të jetë zyrtarisht ”Vendi i Nderit” në ITB Berlin, duke përfituar nga një program 1-vjeçar promovimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos