Vitin e kaluar 34.6% më shumë turistë. Certifikohet rekordi, Shqipëria në 2023 priti 10.1 mln të huaj

Nga Marinela Lina
25 Janar 2024, 16:09 | Ekonomi

10.1 milionë turistë deri në dhjetor tashmë janë të certifikuar dhe nga Instituti zyrtar i Statistikave në vend. 2023 cilësohet si viti rekord për turizmin  ku 34.6% të huaj më shumë se në 2022 zgjodhën Shqipërinë, më së shumti për pushime.

Edhe dhjetori rezultoi një muaj tërheqës për turistët. Dyfish më shumë të huaj e vizituan vendin tonë duke arritur gjithsej në 616 mijë e 994, shifër e cila vulosi edhe objektivin e vendosur nga qeveria.

Këtë vit rritja që kishim sa i përket kontratës së garancisë, pothuajse u reflektua edhe si rritje e përgjithshme e sektorit të turizmit. Duke iu referuar kësaj ne mendojmë se kjo rritje do të jetë në mes të shifrave 30-40%."

Rrahman Kasa – Kreu i Unionit Turistik

Turistët vinë me qëllim të qartë për të pushuar dhe vizituar Shqipërinë ku në harkun e një viti numërohen rreth 9.5 milionë të tillë, më pak vijnë për biznes e trajtime shëndetësore dhe një pjesë regjistrohen edhe si udhëtarë tranzit.

Vitin e kaluar 34.6% më shumë turistë. Certifikohet rekordi,

Ndalur në gjeografinë e origjinës së turistëve rezulton se më shumë nga Evropa kryesisht ajo jugore me 7.7 milionë, pasuar nga ajo perëndimore dhe lindore. Por në rritje ishin dhe ata nga Amerika.

Për faktin që ka më shumë rezervime, operatorët ndërkombëtarë që shesin Shqipërinë. Operatorët që kanë Shqipërinë në kalendarin e tyre, kanë rritje të kërkesave goxha më të madhe sesa e njëjta periudhë në vitin e kaluar tregon që jemi në një rrugë të mbarë.

Vitin e kaluar 34.6% më shumë turistë. Certifikohet rekordi,

Mikpritja e 10.1 milionë turistëve në 2023 në Shqipëri është vlerësuar dhe nga organizata Botërore e Turizmit në një takim të zhvilluar me ministren e turizmit, Mirela Kumbaro.

Shqipëria sipas tyre u rendit si vendi me rikuperimin më të shpejtë në klasifikimin e bërë nga organizata për zhvillimin në turizëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos