"80% të pagës minimale në 3 muajt e parë", si pritet të punësojë 18 mijë të rinj skema e garancisë rinore?

Nga Marinela Lina
30 Tetor 2023, 20:33 | Ekonomi

"80% të pagës minimale në 3 muajt e parë", si

Shkalla e të rinjve as në punësim, as në arsim dhe trajnim (NEET) është një nga sfidat më të mëdha që vendi ynë po has, por zbatimi i skemës së garancisë rinore pritet të punësojë një kontigjent të lartë të tyre.  Garancia Rinore pritet të filloj  në tri bashki të vendit: Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, përmes së cilës do të mbështeten në total rreth 18 mijë të rinj.

Zbatimi i kësaj skeme nis që në 3 muajt e parë pas punësimit ku dhe të rinjtë do të kenë mundësinë pagesës.

“Do të kryejnë një praktikë 6 mujore dhe menjëherë mbas përfundimit do të punësohen dhe do të kenë një pagë në 3 muajt e parë 80% të pagës minimale. Dhe pas saj do të kalojnë në një pagë 100% minimale”, thotë eksperti Emian Muça.

Por si plotësohen nevojat aktuale të tregut, teksa një pjesë e madhe të rinjve zgjedhin të emigrojnë?

Mangësia dhe boshllëku që ka sjellë kjo grupmoshë ka sjellë dhe zëvendësimin nga pensionistët, grup moshat mbi 64 vjeç vazhdojnë të punojnë

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç në tremujorin e dytë të vitit arriti në 22,3 %.

Zbatimi i Skemës së Garancisë Rinore parashikon që të rinjtë e papunë të regjistruar në zyrat e punësimit brenda një periudhe 4-mujore duhet të marrin një ofertë punësimi, trajnimi apo mësimi profesioni. AKPA ka dizenjuar një portal të dedikuar për Garancinë Rinore, i cili do të funksionojë si portë hyrëse dhe informative për të gjithë të rinjtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos