9 milionë vizitorë, gushti vendosi rekorde të reja të turizmit në Shqipëri

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 16:37 | Ekonomi

9 milionë vizitorë, gushti vendosi rekorde të reja të

Shqipërinë e vizituan rreth 9 milionë turistë deri në gusht. Krahasuar me një vit më parë, në vend hynë rreth 500 mijë apo 10 për qind më tepër të huaj.

Vetëm gjatë gushtit në vend hynë gati 2.4 milionë të huaj, rreth 200 mijë më tepër se në po të njëjtin muaj të një viti më parë.

Më shumë se 1/3 e turistëve që erdhën deri në gusht ishin shqiptarë të Kosovës. Nga shteti tjetër shqipfolës hynë plotë 3.4 milionë pushues.

Italianët renditen të dytët me 904 mijë turistë deri në gusht, ndjekur nga pushuesit nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Gjermania, Anglia, Franca dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos