Aplikimi për në SEPA, Shqipëria firmos e para në rajon, më shumë përfitime në pagesat në euro

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 15:43 | Ekonomi

Aplikimi për në SEPA, Shqipëria firmos e para në rajon,

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, firmosi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësimin në zonën gjeografike të skemave të pagesave SEPA.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në SEPA, shënon hap të rëndësishëm në integrimin evropian të vendit, por do të krijojë lehtësira për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë për pagesat ndërkufitare në monedhën e përbashkët, me të njëjtën kosto dhe lehtësi si pagesat brenda vendit të tyre.

Shqipëria është, kështu, vendi i parë në rajon, i cili dërgon aplikimin formal. Banka e Shqipërisë ka nisur punën për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA që në vitin 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos