Turizmi po i nxit të marrin kredi, rriten huatë me probleme, individët nuk i paguajnë në kohë

Nga Marinela Lina
13 Qershor 2024, 15:41 | Ekonomi

Më shumë individë e biznese po blejnë shtëpi me kredi por nuk po arrijnë t’i paguajnë në kohë sic dihet. Banka e Shqipërisë raporton një rritje të kredive me probleme për herë të parë për 2024, me një tregues nga 4.64% në 4.82%.

“Nuk është një rritje e madhe me 0.18% është e vogël. Duke patur parasysh uljen e normës bazë të interesit nga banka europiane mund të rikuperohet nëse reflektohet edhe nga bankat në vend. Gjë që zakonisht nuk reflektohet menjëherë dhe kanë pritur”, tha eksperti Artur Ribaj.

Turizmi po i nxit të marrin kredi, rriten huatë me probleme,

Segmenti ku është vërejtur rritja e kredive me probleme është kryesisht kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme në euro, veçanërisht tek individët. Në fundvit 2023 ky tregues arrit në 3.2% nga 2.35 në të njëjtën periudhë në 2022.

Është shtimi i numrit të turistëve sipas ekspertëve që po i nxit këto kategori të investojnë në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke i drejtuar edhe tek marrja e kredive.

“Vijimi i rritjes së kostos së jetesës ndërkohë që të ardhurat janë diabolike. Ndërkohë normat e interesit të kredive janë të rritura. Faktorë tjetër ka një nxitje një entuziazëm për biznesin që do të krijojë ardhja e turistëve, duke nxitur kërkesën në marrjen e kredive për blerje banesash me shpresën që do jepen me qira dhe do të krijojnë të ardhura. Por duhet kujdes”, theksoi Ribaj.

Për të mbledhur kreditë e këqija, edhe në rastet kur shoqërive për blerjen e tyre u hiqet licenca, Banka Qendore vendosi rregulla të reja.

 “Është një hap i mirë por shohim përtej tij. Nëse nuk kujdesemi sot për cilësinë e portofolit, kredimarrësve, vlerën e pronës. Jam në qasjen për të parandaluar përpara se të ndodhi ngjarja”, shtoi eksperti.

Një likuidator do të emërohet për të mbledhur kreditë e këqija, i cili do të veproj sipas një plani të përgatitur, duke ruajtur edhe provat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos