Aplikimi për panele diellore, shteti jep 70 për qind të shumës, përfitojnë 2 mijë abonentë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2025, 16:56 | Ekonomi

Aplikimi për panele diellore, shteti jep 70 për qind të

“Nga kjo e hënë, abonentët familjarë kanë mundësinë që të aplikojnë për të vendosur panele për ngrohjen e ujit në shtëpi, duke përfituar subvencionin në masën 70% nga qeveria.

Aplikimet do të jenë të hapura deri në momentin që do të shënohet fituesi i dymijtë. Pasi të shpallet fitues, çdo qytetar duhet të zgjedhë një subjekt të licencuar nga Agjencia për Eficencën e Energjisë për të marrë dhe instaluar panelin.

Kjo është hera e dytë që qeveria mbështet abonentët familjarë për panelet diellore. Ata që kanë qenë fitues nga thirrja e parë, nuk mund të aplikojnë sërish për të njëjtën kontratë energjie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos