“Italia miraton pensionet e emigrantëve”, reagon Balla: Ja kur nis zbatimi

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 15:27 | Ekonomi

“Italia miraton pensionet e emigrantëve”, reagon Balla: Ja kur

Ministri i shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Taulant Balla ka reaguar pak minuta pasi Senati italian ka miratuar në unanimitet të plotë marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë.

Në një video në rrjetet sociale, Taulant Balla, shprehet se  marrëveshja do të zbatohet menjëherë pas firmës së presidentit.

“Senati italian sapo miratoi me të gjitha votat pro marrëveshjen për njohjen reciproke të pensioneve mes Shqipërisë e Italisë. Kjo është një ditë e rëndësishme jo vetëm për 500 mijë emigrantë në Itali, por edhe për familjarët e tyre. Prej këtij momenti, pas firmosjes nga presidenti, marrëveshja hyn në fuqi dhe do të fillojë menjëherë zbatimi i saj nga të dyja qeveritë. Kjo është një ditë e rëndësishme e finalizimit të një pune shumëvjeçare dhe prandaj do t’i dërgoj një përqafim të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Itali”, tha Balla.

Ky votim përmbyll ratifikimin e marrëveshjes nga shteti italian, teksa më herët ishte kryer edhe votimi në Dhomën e Deputetëve. Ndërkohë, Parlamenti i Shqipërisë ka disa muaj që e ka ratifikuar marrëveshjen. Tashmë, mbetet botimi në Fletoren Zyrtare italiane dhe hyrja ne fuqi e marrëveshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos